Fotoja e djalit pranë babait të vdekur siguroi 43 mijë dollarë brenda ditës

Fotoja e djalit pranë babait të vdekur siguroi 43 mijë dollarë brenda ditës

22:34, 18/09/2018
A+ Aa A-

Fotografia e një djali që qan pranë trupit të babait të tij të vdekur, bëri që përdoruesit e mediave sociale indiane që kontribuonin, duke mbledhur më shumë se tre milionë rupi (43.829 dollarë) për familjen e tij brenda një dite.

Fotografia u nda në Twitter më shumë se 7,000 herë.

Anil, 27 vjeç, ishte punëtor kanalizimesh në kryeqytetin Delhi, i cili vdiq kur litari me të cilin do të futej në kanalizim, u këput, duke bërë që të binte brenda. Në Indi, kjo është puna më e tmerrshme dhe pa asnjë mjet sigurie, në një vend ku sistemi i kanalizimeve është shumë i vjetër.

Sipas disa vlerësimeve, rreth 100 punëtorë kanalizimesh vdesin çdo vit në Indi.

Shiv Sunny, gazetar në The Hindustan Times, i cili ka postuari foton të hënën, i tha BBC se ai ishte "tronditur" nga sytë e djalit të pikëlluar të të ndjerit. Ai është 11 vjeç.

"Unë jam gazetar i krimeve dhe kam parë shumë tragjedi, por kjo ishte diçka që kurrë nuk e kisha parë".

Z. Sunny tha se e mori fotografinë në minutën e fundit, përpara se trupi i viktimës të digjej.

"Dua vetëm të tërheq vëmendjen për vdekjen e punëtorëve të kanalizimeve", tha Sunny. "Kjo [foto] tregoi historinë e gjendjes së vështirë të familjes".

Ai tha se familja nuk mund të përballonte dot as koston e djegies dhe ishte ndihmuar nga fqinjët. Gjithashtu, djali i vogël i viktimës 4 muajsh kishte vdekur një javë më parë nga pneumonia, pasi ai nuk kishte para për të blerë ilaçe.

Anil gjithashtu kishte dy vajza, të moshës shtatë dhe tre vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco