VIDEO/ Tronditi botën kur vrau para kamerës zyrtarin e 'IKMT-së angleze' që po i prishte shtëpinë, vdes 77-vjeçari

VIDEO/ Tronditi botën kur vrau para kamerës zyrtarin e 'IKMT-së angleze' që po i prishte shtëpinë, vdes 77-vjeçari

11:18, 18/09/2018
A+ Aa A-

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare Albert Dryden, historia e të cilit tronditi mbarë botën në vitin 1991.

Ai ishte pronari i një toke në Angli mbi të cilën kishte ndërtuar një godinë pa lejen e institucioneve. Kur zyrtarët e “INUK-ut” anglez shkuan me fadroma për t`ja prishur shtëpinë , ai  i priti me pistoletë në dorë.

Aksioni ishe duke u kryer në praninë  e kamerave të gjigantit televiziv BBC, por kjo nuk e pengoi Drden që me gjakftohtësi të habitshme të qëllonte mbi zyrtarin Harry Collins, i cili vdiq më pas nga plagët e marra.

E gjithë kjo skenë tronditëse u filmua nga një kameraman i BBC dhe pas transmentimit u kthye në një nga lajmet më të bujshëm në votë.

Dryden u arrestua në moment pa rezistuar dhe  dënua me burgim të përjetshëm.

Pikërisht sot 77-vjeçari ka ndërruar jetë vetëm një vit pasi kishte dalë nga burgu pas rekomandimit të mjekëve, për shkak se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte paralizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco