Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Njihuni me premtimin e çuditshëm të kryeministrit të ri të Pakistanit

Njihuni me premtimin e çuditshëm të kryeministrit të ri të Pakistanit

01:43, 18/09/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i ri i Pakistanit, Imran Khan, u zotua se do t’iu japë shtetësi fëmijëve të refugjatëve afganë dhe bengalezë, të lindur në Pakistan.

Khan tha se qindra-mijëra afganë dhe bengalezë jetojnë në Pakistan pa përfitime nga sistemi i sigurimeve sociale.

Ai tha se mungesa e dokumenteve dhe shkollimit i ka parandaluar ata të gjejnë punë dhe, në këtë mënyrë, i janë kthyer krimit.

“Kur lind në Amerikë, ti merr pasaportën amerikane. Është praktikë në secilin vend të botës. Përse jo këtu?”, tha Khan.

Në Pakistan jetojnë rreth 1.4 milion refugjatë të regjistruar afganë, disa prej të cilëve prejse kanë ikur nga pushtimi sovjetik më 1979.

Në Pakistan jetojnë edhe rreth 250 mijë bengalezë, shumica prej të cilëve kanë arritur gjatë luftës civile të Pakistanit më 1971, kur Pakistani Lindor është ndarë për të shpallur pavarësinë dhe është bërë Bangladesh.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë e mirëpriti njoftimin e Khanit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco