FOTO/ Uragani 'Florence' përmbyt Karolinat, urdhërohet evakuimi i 1 milion njerëzve

FOTO/ Uragani 'Florence' përmbyt Karolinat, urdhërohet evakuimi i 1 milion njerëzve

13:06, 14/09/2018
A+ Aa A-

Uragani Florence po godet shtetin e Karolinës së Veriut me erëra me shpejtësi 90 milje në orë, ndërkohë që skenat më të këqija janë parë në qytetin New Bern, ku 150 persona kërkuan ndihmë gjatë natës, pasi shtëpitë u përmbytën nga uji.

Zyrtarët e qytetit i këshilluan të qëndronin në sipërfaqe sa më të larta, përfshirë çatitë, në pritje të grupeve të shpëtimit. "Brenda pak sekondave shtëpia u mbush me ujë deri në brez dhe tani është deri në gjoks”, tha Peggy Perry, e cila, bashkë me tre të afërm, ka mbetur e ngujuar në shtëpi. “Tani jemi në papafingo”.

Florence ka zbritur në Katerogirnë 1, por ekspertët sërish iu kanë bërë thirrje njerëzve të mos gënjehen nga ky fakt, spese priten shira të jashtëzakonshme. Në disa pjesë të brigjeve të Karolinës priten reshje shiu deri në 1 metër, ndërkohë që era e fortë do të shtyjë ujin e oqeanit e të lumenjve të fryrë drejt tokës. “Mos e mbani mendjen te kategoria e stuhisë. Uragani Florence do të ngadalësojë teksa qendra e tij i afrohet tokës dhe lëviz në brendësi të saj. Kjo do të shkaktojë përmbytje jashtëzakonisht të rrezikshme”, paralajmëron Agjencia Federale e Manaxhimit të Emergjencave. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mbi një milionë njerëzve në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut para se rrugët të bëhen krejtësisht të papërdorshme për shkak të reshjeve të shumta.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco