Talibanët në Afganistan tërhiqen nga mbrojtja e Kryqit të Kuq

Talibanët në Afganistan tërhiqen nga mbrojtja e Kryqit të Kuq

01:52, 17/08/2018
A+ Aa A-

Talebanët thonë se nuk do lejojnë më kalim të sigurtë për stafin e Kryqit të Kuq që punon në Afganistan.

Militantët akuzojnë agjensinë neutrale humanitare se kanë dështuar në njohjen e detyrimeve të tyre për të ndihmuar të burgosurit talebanë në një burg të Kabulit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq monitoron kushstet e të dënuarve dhe siguron ndihmë mjekësore për ta.

Ata reduktuan prezencën e tyre në Afganistan vitin e shkuar pasi u vranë shtatë vetë nga stafi.

Grupi tha për BBC se ishin të shqetësuar për lëvizjen talibane.

Të enjten e shkuar, një shpërthim në zonën e muslimanëve shiitë vrau të paktën 25 persona, deklaroi ministria e shëndetësisë.

Talebanët mohuan të jenë përgjegjës për sulmin e fundit që targetonte civilët në kryeqytetin afgan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco