Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E rëndë në Itali, avioni prek kavon e tensionit, vdesin të karbonizuar pasagjerët

E rëndë në Itali, avioni prek kavon e tensionit, vdesin të karbonizuar pasagjerët

13:24, 16/08/2018
A+ Aa A-

Dy persona kanë gjetur vdekjen teksa avioni turistik, një tip Piper PA 18 me të cilin udhëtonin, ka rënë rreth orës 19 të 15 gushtit në Trevizo.

Avioni ka marrë flakë për shkak të kontaktit që ka pasur me një kavo të tensionit të lartë, si pasojë piloti ka humbur kontrollin dhe mjeti është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Piave.

Forcat zjarrfikësë kanë ndërhyrë me helikopter për të shuar flakët.

Aksidenti ka ndodhur në Cimadolmo dhe emri i viktimave akoma nuk është bërë i ditur.

Agjencia kombëtare për sigurinë e fluturimit (Ansv) ka hapur një hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco