LISTA/ Ja kush janë 35 të vdekurit e tragjedisë së Genovas

LISTA/ Ja kush janë 35 të vdekurit e tragjedisë së Genovas

10:29, 15/08/2018
A+ Aa A-

35 viktima të konfirmuara deri tani në tragjedinë e ndodhur dje në Genova ku u shemb ura Morandi, pjesë e autostradës A10.

Mediat italiane kanë publikuar sot një listë të viktimave.

Kujtojmë se 5 të vdekur të nxjerrë nga rrënojat janë ende të paidentifikuar.

Mes viktimave është Andrea Cerulli.

Klubi Portual “Voltri” ka dhënë lajmin.

‘Klubi Portual i Genovas Voltri ndodhet pranë familjes së Andreas, bashkëpunëtorit tonë, mikut tonë, kolegut tonë, viktimës së tragjedisë së Urës Morandi.

Mirupafshim Andre …’, shkruhet një status në faqen Facebook të klubit të tifozëve ku edhe është postuar një fotografi e Andrea Cerullit me djalin e tij të vogël.

Cerruli ishte duke shkuar në punë për të marrë turnin.

Kanë humbur jetën edhe dy punëtorë të Ammiu. Ata u zunë poshtë nga një shtyllë, ndërsa ishin duke punuar në Campi.

Drejtoresha e kompanisë Tiziana Merlino shprehu ngushëllimet e saj në emër të gjithë kompanisë:

‘Dëmet janë të pallogaritshme, por asgjë nuk krahasohet me dhimbjen për jetët e humbura’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco