Ish ndihmësja e Trump ka rregjistruar telefonatën me të

Ish ndihmësja e Trump ka rregjistruar telefonatën me të

07:58, 14/08/2018
A+ Aa A-

Një ish-këshilltare e Donald Trump ka nxjerrë në dritë atë që ajo thotë se është një regjistrim audio i një telefonate nga presidenti amerikan pas shkarkimit të saj vitin e kaluar.

Në kasetë të luajtur në kanalin televiziv amerikan NBC, një zë që supozohet të ishte i Trump shpreh habi që Omarosa Manigault Newman ishte shkarkuar një ditë më parë.

"Askush nuk më tregoi për këtë," dëgjohet zëri mashkullor.

Ajo do nxjerrë shpejt një biografi dhe Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar ish ndihmësen e presidentit  si një ish-punonjëse e pakënaqur.

Të hënën Trump shkroi në tweeter se ish-punonjësja e tij kishte filluar ta sulmonte atë, vetëm pasi kishte humbur punën.

Ai shtoi se i kishte kërkuar shefit të tij të stafit John Kelly që të përpiqej të "punonte".

Avokati i presidentit Trump, Rudy Giuliani, thotë se ajo mund të ketë shkelur ligjin duke regjistruar biseda private në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Manigault Newman, e njihte presidentin nga ditët e saj si një yll i reality shwë televiziv "The Apprentice" dhe e këshilloi atë për çështjet afrikano-amerikane gjatë zgjedhjeve të 2016-s para se të merrte një rol komunikues në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco