FOTO/ Vriten 11 shoferë taksie

FOTO/ Vriten 11 shoferë taksie

08:21, 23/07/2018
A+ Aa A-

Njëmbëdhjetë shoferë taksie janë qëlluar për vdekje në Afrikën e Jugut. Policia thotë se taksistët nga provinca Gauteng po udhëtonin për në Johanesburg të shtunën në mbrëmje, kur minibusi i tyre u sulmua nga persona të armatosur. Ndërkohë nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Viktimat dhe të plagosurit po ktheheshin nga një funeral në rajonin bregdetar të Këa-Zulu Natal, tha policia.

Motivi është i paqartë edhe pse rivaliteti mes grupeve që drejtojnë linjat e taksive dhe minibuseve në Afrikën e Jugut ka çuar në dhunë edhe në të kaluarën.

Ndërkohë në një javë në Johanesburg u qëlluan për vdekje tre pronarë taksish. Dhjetë vetë u vranë gjithashtu në një sherr për rivalitetet midis shoferëve të minibusëve në Cape Town gjatë një fundjave në maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco