Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

FOTO/ Hapet sarkofagu gjigant ku besohej se ishte trupi i Aleksandrit, shtohet misteri, nuk kishte mallkim

FOTO/ Hapet sarkofagu gjigant ku besohej se ishte trupi i Aleksandrit, shtohet misteri, nuk kishte mallkim

13:27, 22/07/2018
A+ Aa A-

Është hapur sarkofagu gjigant prej tre metrash, që është gjendur në Aleksandri të Egjiptit, ku besohej se ndodhej trupi i themeluesit legjendar të qytetit me të njëjtin emër.

Arkivoli nga graniti i lart dy metra e gjysmë, është gjetur pesë metra thellë, derisa po bëheshin disa hulumtime arkeologjike, ndërsa u hap me vështirësi shkaku i peshës prej 27 tonelatash

Përkundër pritjeve që brenda ta gjejnë trupin e Aleksandrit të Madh, egjiptologët mbetën të hutuar kur gjetën tre trupa, në ujë të turbullt që besohet të jetë shkaku i procesit të dekompozimit.

Sekretariati i Ministrisë së Antikiteteve e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se brenda sarkofagut kishte ndonjë mallkim, i cili do t’i godiste të parët që ndodhen pranë.

“Brenda janë tri trupa, që nuk dihet se kujt i përkasin. Asnjë mallkim nuk ishte brenda dhe punonjësit shpëtuan pa asnjë lëndim”, thuhet shkurt në raport.

Në anën tjetër, thuhet se trupat nuk i përkasin familjeve mbretërorë të Polemeut apo Romës, teksa nuk besohet se ishin të pasur apo njerëz të shkuar.

Fakti që nuk kishin asnjë stoli ari apo argjendi dhe ishin bashkë në një varr, e bën gjetjen dhe më misterioze, ndërsa nuk pritet të ketë përgjigje së shpejti.

“Të tre trupat janë të meshkujve, që besohet të kenë qenë ushtarë. Njëri prej tyre, e ka një plagë të shigjetës në kafkë”, thuhet shkurt në raport, ku nuk tregohet as për kohën në të cilën kanë jetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco