Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Hakerohet Kryeministri, vidhen të dhënat edhe për 1. 5 milionë persona të tjerë

Hakerohet Kryeministri, vidhen të dhënat edhe për 1. 5 milionë persona të tjerë

15:21, 20/07/2018
A+ Aa A-

Sulmet kibernetike janë shtuar shumë sidmos gjatë viteve të fundit dhe ato po prekin në një masë të madhe edhe njerëzit e thjeshtë.
Por në Singapor Hakerat kanë vjedhur të dhënat personale të 1,5 milionë banorëve që do të thotë gati një e katërta e popullsisë.

Ata kanë arritur të depërtojnë në database-n kombëtare të shëndetësisë nëpërmjet një sulmi të qëllimshëm e mirorganizuar, thuhet në deklaratën e qeverisë. Në shënjestër kanë qenë personat që kanë vizituar klinika mjekësore nga 1 maji i vitit 2015 deri në 4 korrik të këtij viti.

Të dhënat e hakeruara përfshijnë emra dhe adresa, por jo të dhëna të tjera mjekësore përveç mjekimeve. Këto të fundit u janë marrë gati 160 000 pacientëve. Nuk ka pasur ndërkohë shkelje të të dhënave përsa i takon diagnostikimit, rezultateve të testeve mjekësore apo shënimeve të doktorëve.

Në objektivin e hakerave kanë qenë edhe të dhënat e kryeministrit Lee Hsien Loong, i cili i ka mbijetuar kancerit dy herë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco