Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nën hetim një minister, tronditet qeveria italiane

Nën hetim një minister, tronditet qeveria italiane

14:57, 20/07/2018
A+ Aa A-

Ministri italian për Europën Paolo Savona, një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërcit për krijimin e qeverisë së re italiane pas zgjedhjeve të 4 marsit, është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuzën e fajdes bankare.

Prokuroria e Campobassos ka hapur një proces hetimor ndaj ministrit Savona e 22 personave të tjerë të përfshirë në një skandal fajde bankare për realizmin e pargjeve eolikë në rajonet e Puglias, Molise e Campania.

Në kohën e ngjarjeve ministri Paolo Savona ishte drejtues i bankës Unicredit.

Gjatë përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re italiane, Lëvizja 5 Yje dhe Partia Lidhja propozuan Paolo Savonën në postin e ministrit të Ekonomisë, kandidaturë që nuk u pranua nga Presidenti Sergio Mattarella e një nga shkaqet e rrëzimit të tentativës së krijimit të qeverisë së parë Conte që coi gjatjen për disa javë të tjera të ngërcit qeverisës.

Konsensusi i arritur me Presidentin e Republikës coi që Paoloa Savona të jetë ministër i cështjeve europiane dhe jo i Ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco