Pacienti me kancer vret veten, përmbaruesit do ta nxirrnin nga shtëpia për borxhet

Pacienti me kancer vret veten, përmbaruesit do ta nxirrnin nga shtëpia për borxhet

13:28, 20/07/2018
A+ Aa A-

Një anglez 56-vjeçar që luftonte me kancerin në veshka vrau veten, pasi nuk mundej të paguante borxhin në rritje prej 70 mijë sterlinash që e la të jetonte pa uje e ngrohje. Për shkak të borxheve, përmbarimi e kishte paralajmëruar të dilte nga shtëpia, e cila do të sekuestrohej. Ngjarja që ka ndodhur në tetor 2017 është bërë tani e ditur nga vajza e të ndjerit.

Përmbaruesit e gjetën trupin e Nigel Hurst kur hynë në shtëpinë e tij për t'i marrë pronën. Vajza e tij 26-vjeçare Jessica deklaroi se të atit i kishin mbetur vetëm 5 sterlina në bankë. Hurst i la një letër asaj dhe vajzës tjetër, Sally, 20 vjeç, ku u tregonte për lehtësimin që ndjente duke ikur nga kjo botë, pasi nuk mund ta përballonte më faktin që po humbiste “shtëpinë dhe respektin për veten”. Ai u kërkonte vajzave të mos mbanin gjatë zi për të, pasi vdekja ishte një lehtësim. Jessica e pa për herë të fundit babanë kur ai e çoi me makinë në Glasgow, ku ajo studionte, dhe tha se dukej krejt i qetë, tri ditë para vdekjes. Ai nuk i kishte treguar askujt që kishte probleme me borxhet.

Përmbaruesit i dhanë vajzës dy orë gjatë Krishtlindjeve për të marrë sendet sentimentale nga shtëpia e të atit pasi ai vrau veten. Vetëm atëherë ajo e kuptoi që ai kishte jetuar pa ujë e ngrohje. Nigel nuk mund të paguante as për zëvendësimin e dhëmbëve që iu prishën nga kurat e kancerit. Ndërkaq, familja mori vesh që deri në maj të këtij viti borxhi ka shkuar në 82 mijë sterlina. Jessica tha se “presioni i padurueshëm” mbi të atin nga përmbarusit ishte “i shpifur dhe çnjerëzor”.

Nigel luftonte me kancerin në veshka që më 2004 dhe Jessica beson se sëmundja plust stresi i divorcit nga nëna e vajzave çoi në vështirësitë financiare. Ndërkaq, Sally po vuan nga vështirësia për të mësuar dhe nga ankthi që nga vdekja e të atit. Ajo nuk e ka më sigurinë e shtëpisë që i ati planifikonte t’ia linte. Jessica ofroi të paguante 40 mije sterlina për të mbajtur shtëpinë por oferta iu refuzua për shkak se llogaritarët thanë që shuma ishte shumë e ulët.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco