VIDEO/ Kamera e fshehtë që kapi mat Berlusconin, vajzat i kërkonin kontrata në televizion….

VIDEO/ Kamera e fshehtë që kapi mat Berlusconin, vajzat i kërkonin kontrata në televizion….

09:11, 20/07/2018
A+ Aa A-

Eshte publikuar së fundi një video të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi, në të cilën disa vajza i kërkojnë atij favore për të qenë pjesë e televizionit.

“Unë jam president për asgjë në Mediaset. Jam jashtë Mediaset prej 18 vitesh”, këto janë fjalët e Berlusconit të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga një vajzë qëka qenë pjesë e festave të tij në vitin 2011.

Në videon e publikuar nga Ansa, dëgjohen shumë zëra vajzash, kërkesave e të cilave është një kontratë në televizion, që siç duket kërkojnë që ta marrin me çdo kusht.

 “Ishullin” nuk e bëri… edhe filmin që duhet të bëja me Massimo Boldi ia dhe asaj” – thotë njëra nga vajzat. Berlusconi i përgjigjet: “Nuk ia dhashë unë”.

Një tjetër vajzë e re, me shumë mundësi Marysthell Polanco thotë: “Unë një kontratë dua dhe kaq mjafton “papi”. Është ajo që me nevojitet… ti je kryeministri i Italisë, pronar i Mediaset”. Ai ia kthen: “E ke parë çfarë po më bëjnë? Kryeministrit të Italisë…”

“E kanë tentuar të gjitha. Vetëm unë mund të kem forcën për tu rezistuar situatave të tilla”. Berluskoni pranon se vajzat e reja në vilën Arcore kanë tentuar në vazhdimësi të hyjnë në jetën politike, mediatike, drejtësi, pasuri madje dhe në marrëdhënie fizike.

 “Më kanë vënë përballë 3 gjykatës komunistë. Tashmë kam zbuluar se 2 prej tyre shkruanin për “Lotta Continua” ku kanë bërë fjalime për të falimentuar” – thotë Berluskoni një fjali duke iu referuar procesit gjyqësor në gjykatën e Apelit të Milanos në korrik 2011 që e kishte dënuar kompaninë e tij Fininvest me 540 milionë. Më pas shton: “Kanë provuar gjithçka, por unë kam rezistuar pa u lëkundur”, shkruan Lapsi.

“Bëj diçka. Thuaji djalit tënd në Mediaset, thuaji diçka që të bëjë një bamirësi edhe pse na urren… nëse thotë nesër “dua atë vajzën të bëjë këtë program”. Janë fjalët e Marysthell Polanco, njëra nga vajzat e ftuara shpesh në vilën Arcore. Ajo bën kërkesa të vazhdueshme për të hyrë në botën e televizionit. Silvio Berlusconi i shtrirë në divan dëgjon dhe ndoshta në vëmendje i vjen skandali “Ruby”.

Siç duket nga filmimi ai mundohet tu shpjegojë vajzave se nga marrëdhënia me të janë të njollosura. “Unë jam, ai që jam goditur më shumë sepse pas një jete të kaluar me punë më kanë shkatërruar imazhin në botë. Sepse tashmë jam ai i “bunga bunga”. Gjithçka kam bërë si ekonomist, si politikan, madje kam shmangur edhe një luftë mes Rusisë dhe Gjeorgjisë” – e mbyll Berluskoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco