Vidhet ‘Audi’ së bashku me fëmijën 4-vjeçar brenda

Vidhet ‘Audi’ së bashku me fëmijën 4-vjeçar brenda

19:36, 19/07/2018

Një makinë tip "Audi A3" me një vajzë katër vjeçe në sediljen e pasme u vodh në Birmingham.

Policia e West Midlands tha se foshnja u gjet më vonë e sigurt dhe mirë në një qendër shëndetësore lokale.

Nëna, e cila ka pësuar lëndime në këmbë gjatë vjedhjes, do takohet shumë shpejt me fëmijën e saj, thanë autoritetet.

Vjedhja e makinës ndodhi në rrugën Marie Drive në Acocks Green, pas orës 16:00. Policia ka nisur hetimet për të gjetur automjetin dhe personin që e ka vjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment