Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Bën selfie dhe kap hajduten që po i vidhte në çantë

Bën selfie dhe kap hajduten që po i vidhte në çantë

06:35, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një turiste me pushime në Milano të Italisë po bënte një foto selfie me smartfonin e saj, ndërkohë që një vajzë kishte futur duart në çantën e saj për ta grabitur.

Për agjentët e policisë vendore ishte fare e thjeshtët për të identifikuar 'xhepisten', një 19 vjeçare me origjinë boshnjake, shtatzanë dhe me një listë prapa krahëve të precedentëve penalë.

Historia, përcjellë nga 'Il Giorno', doli edhe në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në qendrën e zhurmshme dhe të mbushur plot me njerëz të Milanos.

Turistja është një 26 vjeçare nga Bullgaria. Në momentin kur po bënte një selfie, vajza sheh prezencën e një tjetër vajze prapa saj që largohet me shpejtësi, duke u përpjekur të humbë gjurmët me portofolin e sapo grabitur.

Ja që viktima e vjedhjes, nuk e la me aq  dhe bëri kallëzim menjëherë në polici, të cilët arritën të kapin hajduten falë fotos së sapo bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco