Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Era ngre gjithçka në ajër, çadra shkakton horror në plazh

FOTO/ Era ngre gjithçka në ajër, çadra shkakton horror në plazh

10:35, 18/07/2018
A+ Aa A-

Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë

Teksa 67-vjeçarja nga Britania, Margaret Reynolds, po rrezitej në rërë, nisi një erë e fuqishme dhe gjithçka rreth saj ‘fluturoi’. Era e fortë kishte marrë me vete edhe një çadër, e cila u ngul në këmbën e turistes që filloi të ulërinte nga dhimbjet.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët si të vetmen mënyrë për të shpëtuar gruan gjetën këputjen me prerëse hekuri të bishtit të çadrës dhe dërgimin e gruas në operacion.

Reynolds u dërgua urgjentisht në spital ndërsa dëshmitarët okularë shpjeguan për median lokale tmerrin që shkaktoi era dhe çadra në plazh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco