Ja kush është, zyrtarisht njeriu më i pasur në historinë moderne

Ja kush është, zyrtarisht njeriu më i pasur në historinë moderne

10:36, 17/07/2018
A+ Aa A-

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e tij ka thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë. Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë.

Për vite me rradhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë. Por ish-shefi i Microsoft ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Aksionet e Amazon u rritën në Ëall Street të hënën. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco