Hakmarrja mizore, banorët masakrojnë rreth 300 krokodilë

Hakmarrja mizore, banorët masakrojnë rreth 300 krokodilë

11:11, 16/07/2018
A+ Aa A-

Një turmë fshatarësh në Indonezi kanë vrarë rreth 300 krokodilë në një rezervë natyrore për kafshët në Papua West. Masakra ishte një hakmarrje për një burrë që mendohet se është vrarë nga një kafshë në vend.

Zyrtarët dhe policia thanë se nuk ishin në gjendje të ndalonin sulmin dhe kanë ngritur akuza. Vrasja e një specie të mbrojtur është një krim që dënohet me gjobë ose burgim në Indonezi.

Fshatari vendas u vra të premten në mëngjes nga një krokodil ndërsa po mblidhte perime.

"Një punonjës dëgjoi dikë që bërtiste për ndihmë dhe shkoi shpejt atje. Ai pa një krokodil që po sulmonte dikë", tha kreu i Agjencisë së Ruajtjes së Burimeve Natyrore të Indonezisë në Papua Perëndimore.

Pas funeralit të shtunën, disa qindra banorë të zemëruar shkuan në rezervuar, të pajisur me thika, lopata e çekiçë. Fillimisht ata sulmuan zyrën e fermerit të krokodilëve dhe pastaj vranë 292 zvarranikët.

Ferma ishte e licencuar për mbarështimin e krokodilëve të mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco