Deraa vendlindja e kryengritjes së Sirisë, rimerret nga forcat qeveritare

Deraa vendlindja e kryengritjes së Sirisë, rimerret nga forcat qeveritare

01:34, 13/07/2018
A+ Aa A-

Forcat qeveritare siriane po rimarrin kontrollin e pjesës së rebeluar të Deraa, vendlindja e revoltës kundër Presidentit Bashar al-Assad.

Trupat, të shoqëruar nga policia ushtarake ruse, hynë në zonë dhe ngritën flamurin kombëtar, njoftoi media shtetërore.

Rebelët atje thuhet se janë pajtuar të dorëzohen në këmbim të një amnestie ose kalimi të sigurt në veriun e mbajtur nga rebelët.

Ushtria ka rimarrë pjesë të mëdha të krahinës përreth Deraas që nga nisja e një ofensive të madhe më 19 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco