Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tensioni shtohet në Siri, OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit

Tensioni shtohet në Siri, OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit

21:23, 23/06/2018
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim të thellë për acarim kohët e fundit të konfliktit ushtarak në Sirinë jug-perëndimore, përfshirë edhe ofensivat tokësore dhe bombardimet. 

Zoti Guterres bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të operacioneve ushtarake, duke kërkuar nga të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre ndaj ligjit ndërkombëtar, ligjit humanitar, përfshirë mbrojtjen e civilëve dhe të infrastrukturës civile.

Në korrik 2017 Jordania ndërmjetësoi një armpushim në Sirinë jugore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Por qeveria siriane nuk ka nënshkruar marrëveshjen për qetësimin e situatës.

Autoritetet siriane vazhdojnë të hedhin fletushka në zonë me paralajmërimet për opozitën: dorëzohuni ose vdisni.

Në fillim të muajit Departamenti i Shtetit nxori një deklaratë ku shpreh shqetësim lidhur me acarimin e konfliktit dhe mban përgjegjëse Rusinë për të bindur Damaskun t'i përmbahet armëpushimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco