Iraku sulmon në Siri, vriten 45 anëtarë të ISIS-it

Iraku sulmon në Siri, vriten 45 anëtarë të ISIS-it

21:19, 23/06/2018
A+ Aa A-

Në një sulm ajror të forcave irakiane, i kryer gjatë një tubimi të anëtarëve të Shtetin Islamik në Sirinë fqinjë, janë vrarë 45 anëtarë të grupit terrorist.

Siç ka njoftuar sot ushtria irakiane, në mesin e të vrarëve janë edhe disa zyrtarët të lartë të ISIS-it.

Sulmi është kryer me aeroplan luftarak F-16 dhe janë shkatërruar tri shtëpi që ishin të lidhura me tunel në një zonë ku mbahej një takim I udhëheqësve xhihadistë.

Sulmi ajror u krye në tri shtëpi në qytetin sirian Hajin, ku liderët e grupit militant, Shteti Islamik ishin duke zhvilluar një takim.

Avionët irakianë goditën tre shtëpi. Ushtria irakiane tha se në vesin e të vrarëve është edhe “zëvendësministri i luftës dhe një nga emirët e mediave, një njeri i afërt i liderit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadi dhe shefi i policisë së tij”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco