E tmerrshme/ Adoleshentja vret veten, ja arsyeja

E tmerrshme/ Adoleshentja vret veten, ja arsyeja

06:41, 23/06/2018
A+ Aa A-

Një adoleshente është vetëvrarë pasi nuk mund të paguante borxhet dhe dështoi në provimet e saj në universitet.

Babai i Lara Colthrop shkoi të merrte të bijën në stacionin e trenit, kur zbuloi se ajo i kishte dhënë fund jetës.

19-vjecarja vijoi të jetonte me miqtë e saj në Universitetin e Londrës, edhe pse ishte në dijeni se duhet të paguante taksën pasi nuk ishte më studente.

Nëna e adoleshentes tha në Gjykatë se familja e përjetoi rëndë vdekjen e saj. “Ne flisnim cdo ditë dhe jemi të lënduar pasi nuk na tregoi vështirësitë që kalonte cdo ditë. Për ne, këto ishin probleme që kishin zgjidhje, por një 19-vjecare nuk mendon si një i rritur”, tha ajo.

Kur u kthye në vendin e saj, Lara telefonoi babain për ti thënë se ishte në stacion. Ai u mundua ta telefononte përsëri, por nuk ia doli e më pas u përball me oficerët e policisë. Tragjedia e kësaj familje nxiti që të krijohej një fondacion për të mbledhur para për adoleshentët që nuk e përballojnë jetesën në shkollë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco