VIDEO/ Pamje dramatike nga vullkani që shkatërroi 467 shtëpi

VIDEO/ Pamje dramatike nga vullkani që shkatërroi 467 shtëpi

19:50, 22/06/2018
A+ Aa A-

Vëzhgimet e shkencëtarëve kanë zbuluar pamjet dramatike të vullkanit shpërthyes të Hawaii që po përhapet nëpër peisazh me shpejtësinë rreth 17 milje në orë.

"Shpërthimi i vazhdueshëm në Kilauea po prodhon rrjedhje akoma më të fuqishme", ka njoftuar USGS.

Ekspertët paralajmërojnë që vullkani i "Kilauea" ende paraqesin rrezik në rajon. Kujtojmë se në raportin e publikuar thuhej se ishin shkatërruar 467 shtëpi.

Vullkani shpërtheu me 19 maj dhe llava u përhap mbi 300 metra në më pak se një orë. Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga zonat e banuara në Big Island dhe helikopterët e Gardës Kombëtare janë dërguar për të transportuar së paku katër banorë nga zona më e ulët e Puna në Haëaii. "Kilauea" është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco