Gjenden bimë kanabisi pranë ndërtesës parlamentare

Gjenden bimë kanabisi pranë ndërtesës parlamentare

17:50, 22/06/2018
A+ Aa A-

Bimë  kanabisi janë gjetur pranë një ndërtese parlamentare japoneze në Tokio.

Vendi ka një politikë të rreptë kundër drogës dhe posedimi i një sasie të vogël të kanabisit mbart një mandat burgimi deri në pesë vjet.

Të katër bimët pranë zyrave të deputetëve u hoqën pasi u zbuluan nga një vizitor. Nuk është e qartë se siu mbollën atje.

Sipas BBC, ndërtesa përmban zyra të përdorura nga anëtarët e parlamentit.

"Pasi e raportuam tek Qeveria Metropolitane e Tokios, dy zyrtarë të Tokios e vizituan vendin. Ata thanë se dukej sikur bimët ishin aty prej dy muajsh", tha zyrtari parlamentar për agjencinë e lajmeve AFP.

Do të ketë një ndërhyrje të dytë që bimët të zhduken plotësisht në mënyrë që të mos përhapen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco