VIDEO/ Vullkani në Hawai, blloqet e llavës notojnë në det

VIDEO/ Vullkani në Hawai, blloqet e llavës notojnë në det

13:53, 21/06/2018
A+ Aa A-

Hawai po përballet prej ditësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ishullit më të madh të saj. Autoritetet shtetërore do të marrin përsipër asistencën federale, pas shkatërrimit masiv që shkatërroi llava, që për ditë me radhë pushtoi rrugët e banesat.

Llava, që rrjedh nga 15 çarje në kraterin e vullkanit, tashmë mbulon gati 60 hektarë tokë. Por banorët, shtëpitë e të cilëve i mbijetuan llavës, janë lajmëruar të evakuojnë gjithsesi për shkak të emisioneve të gazit por edhe një shpërthimi të ri të vullkanit.

Ndërkohë në pamjet e mëposhtme mund të shikojmë se si llava noton në det në afërsi të vendit ku ka shpërthyer.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco