U denua me vdekje pasi vrau burrin përdhunues, 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

U denua me vdekje pasi vrau burrin përdhunues, 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

12:12, 21/06/2018
A+ Aa A-

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Hussein ka folur për herë të parë për martesën e saj me detyrim, përdhunimin nga bashkëshorti dhe goditjen fatale që i dha me thikë.

CNN ka siguruar dëshminë e 19-vjeçares, e cila është në pritje të rigjykimit në një qeli në burgun Omdurman pas apelimit të dënimit me vdekje. Historja e saj ka vënë në qendër të vëmendjes martesën me detyrim dhe përdhunimin martesor në Sudan, ku mosha ligjore për të tu martuar është 10-vjeç ndërsa përdhunimi martesor nuk konsiderohet krim.

Noura u martua me detyrim nga familja e saj në moshën 15-vjeçare, por e lejuan që të përfundonte shkollën. Tre vite më vonë, pas një ceremonie martesore, bashkëshorti i saj 35-vjeç donte të kryente marrëdhënie seksuale me të, në "muajin e mjaltit". 

Por pasi Noura e refuzoi ai e përdhunoi ndërsa anëtarët e tij të familjes e mbanin që të mos largohej, gjatë aktit të tmerrshëm.

Një ditë më vonë, burri i saj u përpoq përsëri ta përdhunonte, por ajo e goditi me thikë për vdekje.

Kur shkoi te prindërit e saj për mbështetje, ata e dërguan në polici.

Ja çfarë Dëshmia e Noura Hussein për CNN:

Ai u tha prindërve të mi se donte të martohej me mua, kur isha në klasën e 8-të. Ata më treguan pasi mbarova provimet në fund të atij viti. Dhe hera parë që unë e pashë atë ishte një javë pasi ai i kërkoi xhaxhait tim dorën për martesë.

Që herën e parë që më thanë, nuk pranova. U thashë që nuk dua të martohem, por të studioj.

I fola drejtpërdrejt atij e i thashë: "Nuk dua të martohem me ty".

Unë u arratisa tek shtëpia e tezes në Sinnar, por dy ditë më vonë më kthyen në shtëpi, ku edhe u zhvillua ceremonia fetare, dy javë pasi ai më propozoi për herë të parë.

Më pas nuk kisha komunikim me të. Kur vinte për vizitë në shtëpinë time, unë largohesha. I thashë që nuk e dua.

Ceremonia e dasmës u mbajt 3 vite më vonë pasi mbarova provimet e shkollës së mesme. Ata bënë të gjitha ritualet e për martesën. Familja e tij ishte e mirë, por gjatë gjithë kësaj kohe unë nuk mora asgjë prej tij, as edhe një qindarkë të vetme.

U pushtova nga zemërimi, nuk e doja atë njeri. Mendova të bëj vetëvrasje. Unë qaja ndërsa isha e ulur pranë tij. Në makinë, ai vazhdonte të më afrohej dhe unë vazhdoja të largohesha. Kur arritëm në banesën e muajit të mjaltit, u mbylla në njërën prej dhomave.

Kjo situatë vazhdoi, nuk pranoja të haja, nuk pranova të dilja nga dhoma ime. Ditën e tretë më tha se ishte koha për të hapur derën, në të kundërt do ta thyente. Unë refuzova, por ndërsa ai flinte, dola nga dhoma por dera e banesës ishte i mbyllur.

Ditën e nëntë erdhën të afërmit e tij. Xhaxhai i tij më tha të shkoja në dhomën e gjumit. Unë i thashë jo, por ai më tërhoqi nga krahu im në dhomën e gjumit ndërsa kushëriri i tij më rrahu. Disa të tjerë më grisnin rrobat.

Xhaxhai i tij më mbajti nga këmbët ndërsa dy kushërinj të tij më mbajtën nga krahët. Ai erdhi dhe më përdhunoi, ndërsa unë qaja dhe bërtisja.

Më në fund ata u larguan nga dhoma. Kisha gjakderdhje, kam fjetur lakuriq.

Ditën tjetër ai më kapi, më hodhi në krevat dhe u përpoq të më përdhunonte. Po luftoja dhe dora ime gjeti një thikë nën jastëk.

Ne filluam të luftonim me thikë. Ai më preu dorën dhe shpatullën. Unë u ktheva në shtëpinë e prindërve. Nuk e kisha idenë se si arrita atje dhe ende po mbaja në dorë thikën.

Shpresoja që të përfundoja studimet në ligj dhe pastaj të martohesha, ëndrra ime ishte të bëhesha gjykatëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco