Që nga e premtja, BE vë taksa mbi produktet amerikane

Që nga e premtja, BE vë taksa mbi produktet amerikane

08:59, 21/06/2018
A+ Aa A-

Nga e premtja, Bashkimi Europian do të ngarkojë një tarifë prej 25% të një sëre produktesh të importuara nga SHBA, përfshirë motorët, misrin e ëmbël, uiskin, çelikun dhe alumin, konfirmoi Komisioni Europian.

Komisioni zyrtarisht miratoi një ligj që vendoste detyrimet mbi mallrat e SHBA prej 2.8 miliardë euro, në përgjigje të tarifave të SHBA-së të vendosura mbi çelikun dhe aluminin europian në fillim të këtij muaji, shkruan scan.tv. Mosmarrëveshja mund të përshkallëzohet më tej nëse Presidenti i SHBA Donald Trump kryen kërcënimin e tij për të penalizuar makinat evropiane, shkruan Euronews.

Në fillim të muajit qershor SHBA vendosi tarifa të reja për importin e çelikut dhe aluminit nga Europa, Meksika dhe Kanadaja. Kundërpërgjigja e Kanadasë ka qenë e menjëhershme, pasi vendosi tarifa me vlerë 16 miliardë dollarë kanadezë mbi produktet amerikane si uiski dhe lëngu i portokallit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco