Trump firmos urdhrin për të mos lejuar ndarjen e familjeve emigrante

Trump firmos urdhrin për të mos lejuar ndarjen e familjeve emigrante

07:22, 21/06/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.

Urdhri vjen pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.

Me politikën e tillë, autoritetet kanë ndaluar personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA - të rriturit i kanë dërguar nëpër qendra të ndalimit për t’u përballur me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i kanë çuar në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve.

Trump tha se është prekur nga fotografitë e fëmijëve që janë ndarë nga prindërit.

Ai, më herët, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjin që do t’iu jepte fund ndarjeve të familjeve.

“Nuk më kanë pëlqyer pamjet e familjeve të ndara”, tha Trump teksa nënshkroi urdhrin.

Autoritetet kanë thënë se në gjashtë javët e fundit, gati 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta21/06/2018 08:31

Ishin politikat e dyshimta liberale të establishmentit të vjetër politik perëndimor, që veç krizës krizës ekonomiko-financiare botërore, sollën edhe krizën e një emigracioni masiv nga Afrika e vendet arabe. Me të ashtuquajturën "Pranvera arabe", u tentua artificialisht që të eksportohej modeli i demokracisë perëndimore, në vende që janë një shekull prapa atij modeli, Si pasojë, në vend që në këto vende të fitonin forca demokratike të modelit perëmdimor, duke rrëzuar qeveri diktatoriale, në këto vende u krijuan situata kaotike e anarshiste ku u krijuan kushte për ekstremistët islamistë terroristë që me "zgjedhje", si në Egjypt, i sollën në pushtet. Po në këtë kohë, në teritoret e Irakut e Sirisë, na u krijua një shtet fantazmë islamik elstremist, ISIS, që u bë burimi i akteve terroriste që u përhapën pothuajse në gjithë botën. Një tjetër faktor që ndikoi në këtë situatë negativisht, ishte edhe dipllomacia liberale e dyshimtë, që si "aleatë" në luftën kundër terrorizmit, bëri qeveri terroriste si ajo e Putinit apo e Asadit. Duhet pranuar si një fenomen i provuar historikisht, se për çdo të keqe që i ka ardhë botës, duhen gjetur shkaqet e mandej të flitet për pasojat. Emigracioni masiv e i pa kontrolluar, erdhi si pasojë e shkaqeve që përmenda më sipër. Përse janë forcuar lëvizjet nacionaliste në perëndim që të majtët apo socialistët i quanë si lëvizje populiste ? Pikërisht se popujt e vendeve perëndimore, po i ndjejnë pasojat e politikes së dyshimtë liberale globaliste, prandaj edhe votohen të ashtuquajturit "populistë"

Shto koment

Denonco