Parlamenti hungarez miraton ligjin ‘Stop Soros’/ Kufizon OJQ-të të ndihmojnë refugjatët

Parlamenti hungarez miraton ligjin ‘Stop Soros’/ Kufizon OJQ-të të ndihmojnë refugjatët

16:45, 20/06/2018
A+ Aa A-

Parlamenti Hungarez ka miratuar sot ligjin që ndalon OJQ-të që të ndihmojnë refugjatët. Në ligjin e ri i jepet fuqia Ministrit të Brendshëm, që të ndalojë OJQ-të që të financojnë emigrantët.

Qeveria e Viktor Orban, kishte paraqitur ditën e sotme në parlament ligjin e ri, me qëllim që të ndalonte filantropin Xhorxh Soros që të financojë paratë e tij me anë të OJF-ve, për emigrantët.

Kryeministri Viktor Orban, tha para parlamentit se me këtë ligj synohet dobësimi i emigracionit të paligjshëm.

Më tej Orban deklaroi se ky ligj do të mbante larg Hungarisë edhe Sorosin, financimet e tij ‘të pista’ janë shtrirë në të gjithë Evropën lindore.

https://www.reuters.com/article/us-hungary-soros-law/hungary-submits-anti-immigration-stop-soros-bill-to-parliament-idUSKCN1FY1JE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco