Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vendi ku jetojnë mijëra shqiptarë legalizon marijuanën

Vendi ku jetojnë mijëra shqiptarë legalizon marijuanën

08:12, 20/06/2018
A+ Aa A-

Shteti i Kanadasë ka vendosur që të legalizojë marijuanën për qëllime mjekësore e kurative dhe është shteti i parë i madh industrial që e ka ndërmarrë këtë veprim.

Vendimi i legalizimit të marijuanës është marrë mbrëmjen e të martës me një votim në senat dhe ka ardhur pas një procesi të gjatë legjislativ.

Ligji do të hyjë në fuqi pas disa muajsh, më konkretisht në vjeshtë.

Duket se është një eksperiment: Asnjë vend i pasur dhe i zhvilluar si Kanadaja nuk ka ndërmarrë këtë hap më parë dhe ajo se çfarë do të ndodhë në Kanada do të sjellë edhe veprime nga shtete të tjera.

Kujtojmë këtu se në Kanada jetojnë e punojnë mijëra shqiptarë, të cilët janë të organizuar edhe shoqata të ndryshme. Vendimet e marra nga qeveria kanadeze do të kenë ndikim edhe në jetët e tyre.

 

 

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau që kishte propozuar ligjin e ri ka shkruar në Twitter: ‘Ishte shumë e lehtë për fëmijët tanë që të blinin marijuanë nga kriminelët të cilët kanë përfitime të mëdha. Sot kemi ndryshuar gjërat’.

Të blesh marijuanë në Kanada tani do të jetë njësoj sikur të blesh një ilaç në farmaci.

Përgatiti: SYRI.netImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco