Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

A ka përdorur kanabis Theresa May? Ja përgjigja e zëdhënësit të Kryeministres britanike

A ka përdorur kanabis Theresa May? Ja përgjigja e zëdhënësit të Kryeministres britanike

08:15, 20/06/2018
A+ Aa A-

Pyetjes së mkë gazetari nëse ka përdoror ndonjëherë ndonjë  substancë narkotike kryeministrja e britanisë, zëndhënsi I kësaj të fundit i përgjigjet kështu: Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, nuk ka tymosur asnjëherë në jetën e saj bimë të ndaluara të llojit Cannabis sativa.

Mediat britanike shkruajnë sot që zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrisë në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një konference për media, është përgjigjur shkurt ‘Jo’ kur është pyetur nëse May ka tymosur ndonjëherë marihuanë.

61 vjeçarja e kishte marrë detyrën e udhëheqjes së qeverisë dy vite më parë, ndërsa së fundi në Britani është shumë aktual debati i lejimit të përdorimit të marihuanës si bimë mjekësore.

Disa vende të ndryshme të botës tashmë kanë lejuar me ligj përdorimin dhe posedimin e kësaj bime për qëllime mjekësore, duke përfshirë SHBA’të, kurse shtete të tjera kanë shkuar edhe një hap më larg duke legalizuar përdorimin e marihuanës për qëllime rekreacionale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco