Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shefi i NATO-s: E ardhmja e Aleancës, në rrezik!

Shefi i NATO-s: E ardhmja e Aleancës, në rrezik!

22:35, 19/06/2018
A+ Aa A-

Shefi i NATO-s ka paralajmëruar se ndasitë e thella mes SHBA nën udhëheqjen e Donald Trump dhe aleatëve të saj europianë, nuk po shuhen dhe nuk ka asnjë siguri se marrëdhënia transatlantike dhe aleanca ushtarake e tyre do të mbijetojë.

Jens Stoltenberg, i kërkon kështu të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, të punojnë së bashku për të evituar thyerjen katastrofike të unitetit perëndimor. Në të përditshmen britanike The Guardian, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pranon se retë e stuhive politike po vënë nën rrebesh lidhjet që bashkojnë aleatët e NATO-s, por në një apel drejtuar liderëve, para samitit të korrikut të aleancës, ish kryeministri norvegjez thotë se atje ku dallimet mbeten ne duhet të kufizojmë pasojat negative në bashkëpunimin tonë për sigurinë.

Stoltenberg shkruan po ashtu: Që kur aleanca u krijua, ne kemi gëzuar një periudhë të paprecedentë paqeje dhe prosperiteti. Por, në nivel politik, lidhjet që na bashkojnë, janë tani në rrezik. Ka dallime reale mes shba dhe aleatëve të tjerë mbi çështje si tregtia, ndryshimet klimaterike, marrëveshja bërthamore me Iranin etj.

E këto mosmarrëveshje janë reale dhe nuk do të zhduken brenda një nate. Kjo sidoqoftë, nuk do të thotë se shpërbërja e aleancës është e paevitueshme. Ne mund ta mbajmë atë në jetë bashkë me të gjitha të mirat që vijnë prej saj.

Ndërhyrja e Stoltenberg vjen në fakt në një moment kur tensionet mes lidershipit të fuqive perëndimore janë ekstreme me çështje si emigracioni, tregtia etj që po ndajnë si asnjëherë më parë, aleatët e atlantikut verior.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco