Skandali me naftën, arrestohet shefi i “Audi”-t

Skandali me naftën, arrestohet shefi i “Audi”-t

16:37, 18/06/2018
A+ Aa A-

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i markës gjermane të makinave “Audi”, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi skandalin e naftës.

Arrestimin e konfirmoi një nga zëdhënësit.

Prokurorët e Mynihut thanë se kishin vepruar për shkak të një rreziku që Stadler mund të kërkonte të zhdukte provat.

Skandali shpërtheu tre vjet më parë, kur doli se makinat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për të mashtruar testet e shkarkimit të naftës.

Pajisjet u gjetën fillimisht në makinat e “Volklsawagen” por dega e saj “Audi” gjithashtu ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo pranoi se rreth 60 mijë ekzemplarë A6 dhe A7 me motorët me naftë janë të përfshira në softuerin e shkarkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco