Aksident i rëndë, plagoset princi dhe i vdes gruaja

Aksident i rëndë, plagoset princi dhe i vdes gruaja

00:30, 18/06/2018
A+ Aa A-

Një princ kamboxhian që dikur ka qenë kryeministër i atij vendi është plagosur, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik në jug perëndim të vendit, shkruan BBC.

Një taksi goditi makinën e princit Norodom Ranariddh, 74 vjeçar, dhe Ouk Phalla-s, 39vjeçare, e cila po udhëtonte me të.

Çifti u dërgua menjëherë në spital, por bashkëshortja e princit vdiq pak orë më vonë.

Ata po udhëtonin për të takuar mbështetësit politikë kur ndodhi aksidenti.

Princi Ranariddh, gjysëm vëllai i mbretit Norodom Sihamoni, drejton një parti politike e cila po kundërshton zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen muajin e ardhshëm.

Vitin e shkuar, partia opozitare, Partia e Shpëtimit Kombëtar të Kamboxhias u shpërbë dhe kreu i saj u akuza për tradhti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco