Parisi dhe Berlini, shumë pranë një marrëveshjeje për reformimin e eurozonës

Parisi dhe Berlini, shumë pranë një marrëveshjeje për reformimin e eurozonës

23:53, 17/06/2018
A+ Aa A-

Pas disa muajve ndarje, Parisi dhe Berlini janë tashmë shumë pranë një marrëveshjeje për reformën e zonës euro, njoftoi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Një marrëveshje është tashmë në diskutim”, theksoi ai në rrjetin social Twitter, në përfundim të një takimi të fundit negociatash për këtë çështje me homologun gjerman, Olaf Scholz në Hamburg të Gjermanisë.

Ministri shtoi se ishte optimist për finalizimin e një marrëveshjeje të nivelit të lartë me rastin e një këshilli franko-gjerman të parashikuar të martën në Berlin, që do të drejtohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përcjell Atsh.

“Mbeten dy apo tre pika të rëndësishme për t’u zgjidhur, por ato janë të përcaktuara mirë”, theksoi një burim europian i afërt me negociatat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco