Nuk ka divorc për Bill Cosbyn, gruaja do i qëndrojë pranë, pavarësisht dënimit

Nuk ka divorc për Bill Cosbyn, gruaja do i qëndrojë pranë, pavarësisht dënimit

19:17, 17/06/2018
A+ Aa A-

Bill Cosby përgënjeshtron zërat, gjithnjë në rritje, për divorc me bashkëshorten e tij Camille.

Portale dhe tabloidë të ndryshëm ishin gati 'të vinin bast' që gruaja e Cosby do të linte shtëpinë e tyre në Filadelfia, por ja që zëdhënësi i aktorit ka replikuar duke thënë: "Nuk ka probleme në martesë, e as me fëmijët".

Me pak fjalë, gruaja do t'i qëndrojë pranë, pavarësisht dënimit për ngacmim seksual.

'Radar Online' shkruan se Cosby jetonte i vetëm në vilën e tij dhe se Camille ishte transferuar në një tjetër shtëpi të çiftit me kreun e 'Massachusetts'.

Në një bisedë me revistën "People", përfaqësuesi i Cosby-t, Andrew Wyatt e ka përcaktuar historinë si "një publikim qesharak, akuzat janë absolutisht të gënjeshtërta dhe është e pabesueshme fakti që njerëzit mund të sajojnë çdo gjë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco