Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Mjeku zviceran ia heq gabimisht të dy gjinjtë, pacientes

Mjeku zviceran ia heq gabimisht të dy gjinjtë, pacientes

14:32, 13/06/2018
A+ Aa A-

Para Gjykatës penale të Luganos, të martën ka filluar procesi gjyqësor ndaj një mjeku të Klinikës “Sant’Anna” në Sorengo të Luganos. Në vitin 2014, ai ia kishte hequr gabimisht dy gjinjtë pacientes. Akuza kirurgun e rëndon për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me neglizhencë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Para veprimit të tij, ai nuk ishte siguruar ashtu siç e detyron ligji, se cila paciente gjendej para tij, duke e zëvendësuar me një paciente tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së operuar ia ka prerë të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar. Përpos kësaj, ai ishte përpjekur të justifikonte më vonë ndërhyrjen kirurgjikale në regjistrat përkatës të klinikës.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar urdhërdënim prej 120 ditësh pune dhe 3.000 franga gjobë. Por, ky urdhër ishte mohuar nga mjeku dhe tani gjendet përballë trupit gjykues.

Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës kanë deklaruar se “të drejtat e tyre mbrojtëse ishin dëmtuar rëndë”. Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tyre.

Nëpër mediat zvicerane, procesi ka shkaktuar reagime të shumta. E gjithë kjo, pasi gazetarët që zbuluan rastin, u paditën nga klinika për dëmtim të imazhit, por u liruan nga instanca e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco