Kolumbia afrohet me NATO-n, merr statusin e ‘partnerit global’

Kolumbia afrohet me NATO-n, merr statusin e ‘partnerit global’

09:43, 27/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti kolombian Juan Manuel Santos ka njoftuar se vendi i tij do të bëhet zyrtarisht i pari vend i Amerikës Latine që merr statusin e “partnerit global” të NATO-s.

Në një fjalim televiziv dje, Presidenti Santos tha “Javën e ardhshme do të zyrtarizojmë në Bruksel futjen e Kolumbisë në NATO në kategorinë e partnerit global. Do të jemi i vetmi vend i Amerikës Latine me këtë privilegj”.

Juan Manuel Santos, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 2016 për arritjen e armëpushimit me kryengritësit e organizatës FARC, tha se ky hap do të përmirësojë imazhin e Kolumbisë në skenën globale.

Kolumbia arriti marrëveshje partneriteti me NATO-n në maj të vitit të kaluar, pas përmbushjes së marrëveshjes me organizatën FARC që tani është parti politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco