Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Trump: Takimi me Kim Jong Un edhe mund të bëhet në 12 qershor

Trump: Takimi me Kim Jong Un edhe mund të bëhet në 12 qershor

07:15, 26/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se samiti i tij i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ‘mund të ndodhë’.

"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi duke negocuar me ta(Korenë e Veriut), mund të ndodhë takimi edhe me 12 qershor. Duam që ky takim të ndodhë", ka thënë Trump, një ditë pasi ka anuluar takimin e tij me Kim Jong Un.

Gjithashtu, Trump në profilin e tij në Twitter ka shkruar se negociatat me Korenë e Veriut janë "një lajm i mirë", njofton REL. "Një deklaratë e ngrohtë dhe produktive nga Koreja e veriut është lajm shumë i mirë dhe së shpejti do të shohim se ku do të na shpie, me shpresë për prosperitet të gjatë dhe paqe të qëndrueshme", ka shkruar Trump në Tëitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco