VIDEO/ Erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm, avioni përfundon jashtë pistës

VIDEO/ Erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm, avioni përfundon jashtë pistës

20:58, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një pasagjer në bordin e një 'Air Astana Airbus A320' kapi makthin e çdo udhëtari – duke treguar gjithashtu edhe vështirësitë në të cilat gjendej avioni gjatë aterrimit në pistë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për fluturimin #KC352 i cili mbërriti të hënën nga Shymkent në Aeroportin e Astana.

Dhe siç thuhet më tej, vështirësitë e aeroplanit në ulje erdhën pasi që kushtet e motit në kryeqytetin e Kazakistanit ishin të rënda për shkak të erërave të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm.

Videoja e marrë nga një pasagjer brenda aeroplanit tregon se si aeroplani lëkundet gjatë uljes.

Avioni pastaj rrëshqet jashtë pistës dhe ndalon në bar.

Mediat lokale, duke cituar shërbimin e shtypit të aeroportit, thonë se një nga motorët është dëmtuar dhe avioni është kthyer në aeroport.

Ndërkohë nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco