Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Babai im, Martin Luther King, nuk do të ishte krenar për Donald Trump'

'Babai im, Martin Luther King, nuk do të ishte krenar për Donald Trump'

13:38, 24/05/2018
A+ Aa A-

Vajza e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King, ka hedhur poshtë pretendimet se i ati i saj do të kishte qënë krenar për Donald Trump. Ishte Steve Bannon – ish strategu i Donald Trump – i cili tha në BBC se z. King do t’i kishte aprovuar politikat ekonomike të presidentit amerikan.

Por, Bernice King tha se z. Bannon kishte abuzuar gabimisht dhe rrezikshëm me emrin e babait të saj. Në vend të kësaj ajo tha se babai do të kishte qënë "jashtëzakonisht i shqetësuar" nga ngjarjet e fundit.

Steve Banon kishte folur në programin e lajmeve të BBC ; ai tha se “nëse shikoni politikat e Donald Trump, cilido - Martin Luther King -  do të ishte krenar për të për çfarë ai ka bërë për komunitetet me ngjyrë apo hispanikët.”Kjo qe përgjigja pasi ai u pyet nga Emily Maitlis e BBC:  “Ju mendoni se Martin Luther King do të ishte krenar me Donald Trump? Ju nuk mendoni se Martin Luther Kinf do të ulej atje dhe të thoshte: Po, ju i keni angazhuar në punë bashkësinë me ngjyrë!"

Ndaj, në Twitter, Bernice King, e cila është shefe ekzekutive e "The King Center" tha se ideja që babai i saj do ta kishte mbështetur z. Trump, injoronte shumë nga vlerat e Martin Luther King; injoron tërësisht angazhimin e babait për njerëzit e të gjitha racave, kombësive etj. për t’u trajtuar me dinjitet dhe respekt”. /SYRI.NET 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco