Koreja e Veriut e quan 'budalla', Zv.presidentin amerikan

Koreja e Veriut e quan 'budalla', Zv.presidentin amerikan

08:36, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një zyrtare e Lartë e Koresë të Verit e e ka akuzuar Zv.presidentin amerikan Mike Pense se ishte “budalla” dhe paralajmëroi mundësinë e “përplasjes bërthamore” nëse dështon diplomacia. Znj. Choe Son-hui tha se Pheniani nuk do t’i lutej SHBA-ve për dialog dhe as do të përpiqej ta bindte atë për të marrë pjesë në bisedime, njofton BBC.

Ditët e fundit të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi Trump-Kim më 12 qershor mund të shtyhet ose të anulohet.

Pheniani tha se do ta shqyrtonte edhe njëhërë mundësinë nëse SHBA do të ngulte këmbë në dorëzimin e armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ishte Veriu ai që duhej të plotësonte kushtet që bisedimet të vazhdonin.

Choe Son-hui ka qënë e përfshirë në disa ndërveprime diplomatike me SHBA, dekadën e fundit.Në një artikull të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, ajo tha se se z. Pence kishte bërë vërejtje të shfrenuara dhe të pahijshmë në media ditët e fundit, përfshirë edhe atë komentin e tij se Koreja e Veriut mund të përfundonte si Libia.

Ajo e quajti  manovër politike që ta krahasoje Korenë e Veriut - një shtet me armë bërthamore - me Libinë, që thjesht kishte instaluar disa pajisje dhe u përplas me ta.

“Si një person i përfshirë në çështjet me SHBA, nuk mund ta fsheh habinë time për të tilla vërejtje injorante dhe të hidhura që dalin nga goja e Zv.presidentit amerikan,” tha ajo.

Zonja Choet tha se Pyongyang nuk po lypte bisedime dhe paralajmëroi: "Nëse SHBA do të na takojë në një sallë bisedimesh apo do të na ndeshë në një përballje bërthamore, kjo varet tërësisht nga qëndrimi i SHBA-ve./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco