Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Vajza e ish-spiunit rus: Me fat që jemi gjallë

Vajza e ish-spiunit rus: Me fat që jemi gjallë

22:47, 23/05/2018
A+ Aa A-

Vajza e ish-spiunit rus që u helmua në Salisbury të Anglisë ka folur për herë të parë publikisht që nga sulmi ndaj saj dhe të atit.

Në video, Yulia thotë: “Erdha në Britani në datën 3 mars për të takuar babanë. Pas 20 ditësh në koma, u zgjova duke dëgjuar lajmet se mund të ishim helmuar. E kam ende të vështirë të besoj këtë sulm me agjent nervor. Jemi me fat që jemi ende gjallë pas kësaj tentative vrasjeje”.

Më tej, Yulia Skripal shton se “trajtimi ka qenë i dhimbshëm dhe depresionues”.

“Rekuperimi ka qenë i ngadaltë. Jeta ime është kthyer përmbys. Tani dua të ndihmoj edhe babanë tim që të rekuperohet. Dua që të respektohet privacia ime dhe e prindit tim”, theksoi Yulia.

Skripas nënvizoi se ambasada ruse i ka ofruar ndihmë, por ajo nuk ka dëshirë që të ndihmohet nga kjo ambasadë.

Yulia Skripal dhe Sergei Skripal u helmuan me agjentin nervor Novichok në datën 4 mars të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco