Itali/ Fjalimi i parë i Kryeministrit: Do jetë Qeveria e ndryshimit!

Itali/ Fjalimi i parë i Kryeministrit: Do jetë Qeveria e ndryshimit!

20:07, 23/05/2018
A+ Aa A-

Pas rreth dy muaj ngërçi politik, Italia së shpejti mund të krijojë qeverinë e re. Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella ka ngarkuar Giuseppe Conte-n për formimin e qeverisë, që duhet të ketë mbështetjen e duhet të ketë mbështetjen e partive “Lega” dhe “5 Yjet”. Kryeministri i ngarkuar pranoi propozimin e Presidentit.

Para se vendimi të bëhej publik, takimi kokë me kokë i Contes me kreun e shtetit italian zgjati rreth 1 orë.

"Programi, tha kryeministri i ngarkuar, do të bazohet në marrëveshjet mes forcave politike të mazhorancës. Me presidentin kemi biseduar për fazën e vështirë dhe delikate që jemi duke përjetuar dhe sfidat që na presin. Unë jam i vetëdijshëm për nevojën e konfirmimit të rendit evropian dhe ndërkombëtar të Italisë”.  

"Unë zotohem të mbroj interesat e të gjithë italianëve, në dialog me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare. Qeveria do të duhet të përballet menjëherë me negociatat në vazhdim, nga buxheti evropian te  e drejta e strehimit për të përfunduar bashkimin bankar. Është qëllimi im që të angazhoj plotësisht Ekzekutivin në këtë fushë duke ndërtuar aleanca të përshtatshme dhe duke punuar për të siguruar mbrojtjen e ingranazhit të interesave kombëtare. Vendi me të drejtë pret krijimin e një Ekzekutivi dhe pret përgjigje: do të jetë Qeveria e ndryshimit", tha Giuseppe Conte.

"Synimi im është ti jap jetë një qeverie nga ana e qytetarëve, e cila mbron interesat e tyre", vazhdoi Conte.

"Unë jam një profesor dhe një avokat, gjatë jetës sime kam mbrojtur kauzat e shumë njerëzve dhe tani do të mbroj interesat e të gjithë italianëve, në të gjitha mjediset evropiane dhe ndërkombëtare, në dialog me institucionet evropiane dhe përfaqësuesit e vende të tjera. Më propozojnë të jem avokati mbrojtës i popullit italian, unë jam i gatshëm ta bëj këtë pa kursyer veten, me angazhimin maksimal dhe përgjegjësinë maksimale", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco