Një ndihmës i Klintonit hedh poshtë hetimin kundër Trump dhe intrigat e Klintonëve

Një ndihmës i Klintonit hedh poshtë hetimin kundër Trump dhe intrigat e Klintonëve

19:00, 23/05/2018
A+ Aa A-

Mark J. Penn ka qenë ishte një nga arkitektët kryesorë të fushatës së rizgjedhjes së Presidentit Bill Clinton në vitin 1996 dhe ka shërbyeur si strateg kryesor për fushatën presidenciale të Hillary Clinton në 2008. Pak njerëz kanë bërë më shumë se Mark Penn për të çuar përpara çështjen Clinton në dy dekadat e fundit.

Këto fakte e bëjnë edhe më të habitshëm përse në fushatën e tij të tanishme, konsulenti politik i Partisë Demokratike Amerikane ka kaluar në anën tjetër duke akuzuar bashkëpunëtorët e Clintons të cilët sipas tij kanë ndihmuar për orkestrimin e një hetimi politik kundër Trump të parafabrikuar nga “shteti i thellë” (se thënë ndryshe nga shteti paralel i mëparshëm që nuk lejon fituesit e zgjedhjeve të realizojnë ngritjen e shtetit), i cili sipas zotit Penn duhet të pushojë së ekzistuari.

Mark Penn në një seri artikujsh dhe në disa intervista në Fox Neës, ka mbështetur argumentin e Presidentit Trump se hetimi nga prokurori i posaçëm, Robert S. Mueller III, ka qenë i nxitur nga intriga të fshehta të demokratëve. Hetimi, sipas zotit Penn, ka qënë i udhëzuar nga  ‘taktikat e stuhive’ për të arritur qëllimin e ‘tokës së djegur’ me një synim të vetëm ‘rrëzimin me çdo kusht të Donald Trump’.

‘Ky proces duhet të ndalet, mundësisht para votimit në Senat’ ka shkruar Mark J. Penn në gazetën The Hill që u botua të dielën në mbrëmje dhe krijoi shumë turbulenca në Uashington. Ai ka shkruar se ‘në vend të një hetimi të ndershëm, të kufizuar dhe të paanshëm, hetimi i Mueller u kthye në një inkuizicion partiak, i pafundëm, i cili është një precedent dhe kërcënim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë përsëri në një fushatë kombëtare ose punojnë në administra’.

Z. Penn ka shkuar edhe më tej, duke pohuar se “F.B.I. dhe Departamenti i Drejtësisë ‘kanë thyer rregullat e funksionimit të tyre’ kur kanë mbyllur hetimet për përdorimin nga zonj Clinton të një serveri privat për emailat e saj. Ai ka lënë të kuptohet se takimi i ish-Presidentit Clinton me Prokuroren e Përgjithshme Loretta E. Lynch, në një aeroplan të aeroportit të Phoenix, në vitin 2016 ishte vërtet aq i dyshimtë sa që nuk ishte e vështirë që republikanët ta zbulonin. Dhe ai ndërkohë i kishte sygjeruar zyrtarëve të ‘Fondacionit Clinton’ ti kërkonin F.B.I. që të hetonte Presidentin Trump.

Përgatitur për syri.net/ 23 maj 2018

https://mobile.nytimes.com/2018/05/21/us/politics/mark-penn-clinton-aide-mueller-investigation.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco