Koreja e Veriut, nesër pritet shkatërrimi i poligonit bërthamor

Koreja e Veriut, nesër pritet shkatërrimi i poligonit bërthamor

18:36, 23/05/2018
A+ Aa A-

Koreja e Veriut planifikon që shkatërrimi i poligonit bërthamor të përfundojë që nesër.

"Nëse kushtet e motit do të jenë të volitshme të enjten, atëherë do të mund të kryejmë punën”, shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një zyrtar verikorean t'u ketë thënë gazetarëve nga Koreja e Veriut.

Autoritetet e Koresë së Veriut, kanë lejuar në momentet e fundit grupin e gazetarëve nga Koreja e Jugut të marrin pjesë në mbylljen e poligonit për teste bërthamore në Kore të Veriut.

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë, mëngjesin e djeshëm, me një fluturim special nga Kina, u nis për në Korenë e Veriut, për të ndjekur nga afër aktin e mbylljes së poligonit bërthamor Pungye-ri, megjithatë në avion nuk ishin tetë gazetarët koreano-jugorë, të ftuar më herët, të cilët mëngjesin e sotëm morën leje dhe me një fluturim direkt udhëtuan nga Seuli.

Koreja e Veriut do të çmontojë objektin në Punggye-ri, ku deri më tani ka kryer testet e saj bërthamore.

Hapi i ardhshëm shpresohet të jetë takimi i liderëve të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, që është planifikuar për 12 qershor në Singapor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco