Itali, jetëshkrim i dyshimitë i kandidatit për Kryeminister, presidenti italian heziton  konfirmimin

Itali, jetëshkrim i dyshimitë i kandidatit për Kryeminister, presidenti italian heziton konfirmimin

09:03, 23/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti italian, Sergio Mattarella nuk ka nxituar t’i japë “dritën jeshile” kandidatit të “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”-it për kryeministër të Italisë, Giuseppe Conte.

Kreu i shtetit ua frenoi hovin dy forcave politike fituese të zgjedhjeve të 4 marsit, e arsyeja është jetëshkrimi i profesorit të së Drejtës Private në Universitetin e Firences.

Conte, me sa duket i ka fryrë dhe zbukuruar shumë kredencialet e tij akademike. Në rezymenë 12-faqëshe listohen një sërë institucionesh prestigjioze në Itali, Britani, Shtetet e Bashkuara, Francë e Austri, ku ai pretendon të ketë studiuar, por të pakta janë rastet në të cilat specifikon natyrën e studimit apo kursin e ndjekur.

Për shembull, 54-vjeçari thotë se ka perfeksionuar studimet e tij në Universitetin e Nju Jorkut, “NYU”, gjatë periudhave të verës në vitet 2008 deri në 2014-n.

 

Megjithatë, një zëdhënëse e Universitetit “Michelle Tsai” u shpreh se profesori nuk ka pasur ndonjë status zyrtar në këtë institucion dhe ka marrë thjesht lejen për të përdorur bibliotekën e tij.

Në “CV” thuhet po kështu se ai ka qëndruar në Universitetin e Sorbonës në vitin 2000 dhe në Kolegjin “Girton” të Universitetit të Kembrixhit në 2001-shin për kërkime shkencore. Ky i fundit nuk e konfirmoi këtë pretendim, duke cituar politikat e privatësisë, ndërsa “Sorbona” nuk është përgjigjur ende.

Ndër të tjera përmendet edhe “The International Kultur Institut” në Vjenë, emri i të cilit është shkruar gabim, ndërsa bëhet fjalë për një shkollë gjuhësh, e cila nuk ofron kurse juridiku. Gjithë çfarë dihet me siguri për Conten deri tani është se ka mbaruar studimet për Drejtësi në “La Sapienza” të Romës në vitin 1988.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco