Zhdukja e “MH370”-s, hetuesit Australianë zbulojnë shkakun e rrëzimit....

Zhdukja e “MH370”-s, hetuesit Australianë zbulojnë shkakun e rrëzimit....

08:58, 23/05/2018
A+ Aa A-

Hetuesit australianë hodhën poshtë akuzat se fluturimi “MH370”, i zhdukur në mënyrë befasuese, i kompanisë “Malaysia Airlines”, u rrëzua nga piloti.

Spekulimet e fundit se, avioni u bë pre e një pikiate të kontrolluar në det, u hodhën poshtë me zemërimin nga Zyra australiane e Sigurisë së Transportit. Kjo e fundit i qëndron versionit të saj se, piloti kishte humbur ndjenjat në momentet e fundit të fluturimit fatkeq, kur avioni humbi kontrollin dhe ra në oqeanin Indian.

Avioni me 239 njerëz në bord u zhduk më 8 mars të vitit 2014, ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit.

Kërkimi zyrtar për të, në të cilin u angazhuan disa shtete, mori fund pas 3 vitesh. Aktualisht, kërkimi po kryhet privatisht nga një firmë amerikane, por ende pa rezultat.

Teoria se, ishte piloti që me dashje përplasi avionin rimori jetë së fundmi, pas botimit të një libri nga Larry Vance, një ish-hetues aksidentesh ajrore në Kanada. Ai tha se hetimi australian kishte të meta. Por, sipas Australisë, të dhënat tregojnë qartë se avioni nuk po pilotohej nga askush në momentet e fundit, duke parë lëvizjet e tij të çrregullta.

Zhdukja e “MH370” është mbase misteri më i madh i historisë së aviacionit dhe fakti që nuk po gjendet u ka hapur rrugën teorive nga më të ndryshmet. Që nga komplotet, e deri te përfshirja e jashtëtokësorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco