Zvicra drejt punësimit të plotë, më shumë vende pune se sa të papunë

Zvicra drejt punësimit të plotë, më shumë vende pune se sa të papunë

22:08, 22/05/2018
A+ Aa A-

Në Zvicër po regjistrohet një përqindje papunësie aq e ulët sa që është e barazvlefshme me punësimin e plotë. Kjo ka sjellë rezultatin se ka më tepër oferta pune se sa njerëz të gatshëm për t’i pranuar, sipas X28 AG, një kompani e Thalwil, pranë Zyrihut, e specializuar në analizën e tregut zviceran të punës.

Kompania në fjalë ka përllogaritur në fund të 2017-s, një përqnindjeje papunësie baraz me 2,7% të popullsisë aktive për punë.

Të dhëna të tilla nuk ishin shënuar më që prej vitit 2012. Është fakt se në Konfederatë, kompanitë ofrojnë 178 mijë vende pune, ndërkohë që të papunët janë 137 mijë. Me llogari në dorë ka 41 mijë vende pune të lira.

“Këto shifra reflektojnë zhvillimin pozitiv të ekonomisë dhe besimin e madhe tek e ardhmja që kanë kompanitë tona” – tha për gazetën Tages Anzeiger të Zyrihut, Cornel Müller, presidenti i CDA di X28 AG. “Jemi në një fazë konjukturale në të cilën gjithçka po shkon për mrekulli” – deklaroi nga ana e tij Jan-Egbert Sturm, drejtor i KOF, qendra e kërkimeve konjukturale e Politeknikut të Zyrihut. Po shkon gjithçka mirë sidomos për industrinë zvicerane të eksporteve, që nuk po penalizohet më nga franga e fortë. Në fakt, valuta zvicerane është zhvlerësuar progresivisht, fillimisht karshi euros dhe më pas edhe ndja dollarit. Që situata është e artë për ekonominë zvicerane, këtë e tregojnë parashikimet për një rritje të ndejshme të PBB-së, që sivjet pritet të prekë 2,8%.

Duke iu kthyer rritjes së punësimit duhet patur parasysh një e dhënë mjaft domethënëse: mes profesioneve më të kërkuara nuk rezultojnë ato që lypsin një formim universitar, por më tepër ato që parashikojnë vetëm njohuritë e përgjithshme personale. Ose më saktë zanate si hidraulikë, marangozë dhe punëtorë metalurgjikë. Një konfirmim i suksesit të “formimit të dyfishtë” zviceran, me formimin bazë që kryhet në një kompanie dhe pranë shkollës profesionale.  

Një sistem që u ofron të rinjve të motivuar dhe më të rriturve, një përgatitje të nivelit të lartë dhe një akses direkt në tregun e punës.

Duhet theksuar se tendenca e shënuar në fund të 2017-s është konfirmuar edhe në muajt e parë të 2018-s. Papunësia është ndalur në 2,7% me përjashtim të Neuchâtel, ku përqindja është 4,9%. Por në Bernë është 1,9 %.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco